E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Pritet të shpëtojë mijera jetë, SHBA miraton ilaçin që lufton efektet e drogave sintetike

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara miratoi përdorimin pa recetë mjekësore të një ilaçi që lufton efeket nga mbidoza. Mediat vendase bëjnë me dije se ilaçi Narcan neutralizon pasojat e opioidit të fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA.

FDA vendosi që ilaçi me sprucim në hundë Narcan, variant më i mire i ilaçit nalokson, të shitet nëpër dyqane, pa recetë nga mjeku.

Fentanili është një ilaç narkotik për të trajtuar dhimbjet e forta nga problemet shëndetësore, por ka gjetur përdorim si drogë duke u shitur mënyrë të paligjshme.

Sipas organeve të rendit, pjesa më e madhe e fentanilit të paligjshëm hyn në SHBA nga Meksika. Prodhimi i tij është i lirë, lëndët e para merren nga Kina./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit