“Të huajt e m****, kthehuni në Shqipëri me gomone!”. Kjo ka qenë deklarata diskriminuese e një të moshuari në Itali, i cili prej kohësh kishte konflikt me një familje shqiptare që jetonte pranë tij.
Mediat italiane raportojnë se 72-vjeçari nuk është mjaftuar vetëm më fjalë, por ai ka bërë dhe veprime të dënueshme. Siç bëhet me dije ai vendoste kavanoza me fekale dhe minj të ngordhur në hyrjen e banesës së shqiptare.
Për shumë i moshuari kishte shqetësuar fqinjët e tij në Baricella, në provinca e Bolonjës. Tashmë ai është ndaluar nga policia për veprimet e dënueshme kundër familjes shqiptaro-romune.
Ishte gruaja ajo që kërkoi ndihmë nga karabinierët, kur u paraqit në kazermë për shkak se qëndrimi i të moshuarit kundrejt tyre ishte përkeqësuar me kalimin e kohës.
Bashkëshortja e shqiptarit kishte raportuar në polici dhe një rast të ndodhur në 2020-ën, kur i moshuari i kishte kërcënuar duke i drejtuar një kaçavidë. Tashmë italiani duhet të ruajë distancë prej 500 metrash me familjen e shqiptarit, ndërsa është në mbikëqyrje policore./btvneës.al