Banorë të fshatrave të Bulqizës por edhe të Dibrës dalin çdo dtë dielë në tregun e Shupenzës për të shitur prodhimet e tyre.
Shumë nga banorët i kanë ruajtur prodhimet e patates, fasules, mollës e produkteve të tjera nga sezoni i kaluar për t’i shitur në këtë periudhë që ende nuk ka hyrë prodhimi i këtij viti.
Por vetë ata shprehen se mungon fuqia blerëse e kjo për shumë arsye. Sipas tregtarëve më kryesorja mbetet largimi masiv i banorëve jashtë vendit dhe arsyeja tjetër është ekonomia e dobët që kanë ata që jetojnë ende këtu.
Shumë nga tregtarët shprehen se shitja e prodhimeve bujqësore nuk ju ka mbuluar as kostot që kanë patur deri në tregun e shitjes.
Duke u gjendur në këtë situatë, disa nga tregtarët që frekuentojnë tregun bujqësor në Shupenzë kanë vendosur që këtë vit të mos mbjellin kultura bujqësore, por të larogohen edhe ata jashtë vendit tek fëmijët e tyre.
Zona e Bulqizës dhe Dibrës është e njohur për prodhime bujqësore, por çdo vit prodhuesit ankohen për mungesë të shtijes së prodhimeve të tyre./btvnews.al