E shtunë, 30 Nëntor, 2024

28 vite pune në minerë. Minatori kërkon të miratohet statusi i…

Megjithëse kanë punuar afro tre dekada në galeritë e kromit, minatorët e Bulqizës vijojnë të jenë të pakënaqur me trajtimin e tyre.

Pensioni që ata kanë aktualisht nuk i mbulon shpenzimet e tyre, ndaj dhe vijojnë të kërkojnë miratimin e statusit.

72 vjeçari Shaqir Hoxha nga fshati Valikardhë i Bulqizës thotë se mundi i tij në galeritë e kromit në Bulqizë, nuk u shpërblye asnjëherë dhe se të gjitha qeveritë që kanë ardhur në vendin tonë, nuk e kanë miratuar statusin edhe pse zotoheshin në fushata elektorale.

Vetë Shaqiri na tregon se për 24 vite ka marrë një pension shumë të ulët me të cilin jo vetëm që nuk bënte një jetë nomrale, por nuk i dilnin as për ilaçe.

I gjendur në këto kushte, Shaqiri thotë se minatorët e ish minatorët, janë shtresa që kurrë nuk janë shpërblyer për djersën që kanë derdhur.

Ashtu si Shaqiri, edhe shumë minator e ish minator kërkojnë miratimin e statusit, ndërsa të vetmit që nuk flasin për këtë çështje janë sindikatat, ndonëse duhej të organizonin protesta deri në arritjen e qëllimit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit