E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Berisha: Bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vaun e Dejës, ku iu vendos tritol në makinë kreut të PD në këtë qytet, Berndard Ndreca.

Berisha në një deklaratë nga selia blu, akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Vau i Dejës dhe mbarë Shqipëria, janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve. Unë kam biseduar në telefon me Bernardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë. Gjithashtu, dënoj këtë krim të shëmtuar.

Specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundmi zgjodhën atë më ekstremen, por edhe me këtë dështuan.

Duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narkoshtetit, bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së. Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha pistat dhe dyshimet shkojnë se ata janë dorës dhe organizatorë të këtij akti”, deklaroi ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit