Një 45-vjeçar nga Bulqiza është vënë në pranga nga policia e qytetit, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se shtetasi me iniciale U.T. u arrestua në flagrancë, pasi ka dhunuar vëllain e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij“, sqaron policia.
Materiale hetimore për këtë ngjarje i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme./btvnews.al