Elon Musk vijon të çudisë botën me shpikjet e tij. Ai po planifikon nxjerrjen në treg të një modeli të ri makine elektrike të kompanisë së tij, Tesla.
Duket se makina elektrike e re do të jetë më e vogel se modelet e deritanishme, me gjatësi 4.5m, më e aksesueshme, me një çmim prej 25 mijë Dollarë dhe me sasi prodhimi mjaft të lartë, 4 milionë në vit.
Ky çmim do të jetë për të mposhtur edhe konkurrencën e Volkswagen që ka njoftuar gjithashtu një çmim të tillë për makinën e re elektrike që do prodhojë Id2All.
Musk dhe drejtuesit e tjerë të Tesla nuk kanë dhënë shumë informacione, por mediat ndërkombëtare kanë zbuluar se kjo kompani po hap një fabrikë të re në Shangai dhe Meksikë, dhe këtu do të marrë jetë gjenerata e re e automjetit Tesla./btvnews.al