DASHI- Mbajini sytë hapur sepse takimet e radhës që do të keni do të jenë shumë të rëndësishme për jetën tuaj të dashurisë. Në punë mundësi të shkëlqyera!
DEMI- Muaji prill sigurisht që nuk do të sjellë dashurinë e jetës suaj, por disa emocione të bukura. Gjithçka shkon mirë në punë, por mos iu përkushtoni vetëm angazhimeve profesionale, mundohuni të gjeni kohë për t’u argëtuar dhe shkëputur.
BINJAKËT- Dita është ideale për të forcuar lidhjet që keni më të dashura. Për sa i përket punës, ka njëfarë pasigurie, e cila megjithatë do të fshihet nga shumë lajme të mira duke filluar nga java e ardhshme.
GAFORRJA- Keni rënë pak poshtë, por ndonjëherë është gjithashtu e nevojshme të përjetoni momentin e trishtimit për të gjetur sërish pozitivitetin dhe për ta shijuar atë.
LUANI- Në jetën tuaj po vijnë dashuri të reja dhe gjithashtu shumë surpriza. Lëreni veten dhe mos mendoni më për të kaluarën. Për sa i përket punës, do të duhet të merren vendime të rëndësishme.
VIRGJËRESHA- Disa ditë të veçanta për dashurinë. Kujdes. Nga ana tjetër jemi në festat e Pashkëve dhe dashuria mund të bëhet sërish protagoniste. Në punë është mirë të mos emocionoheni shumë pas sukseseve të arritura së fundmi.
PESHORJA- Kini kujdes nga melankolia që do t’ju sulmojë, jeni pak nostalgjikë, por duhet të shkoni drejt përpara dhe të mos e merrni për keq nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi.
AKREPI- Kushtojini vëmendje kësaj dite që sjell zbulime të rëndësishme në dashuri. Për sa i përket punës, do të arrini shumë. Jeni njerëz fjalë-pak dhe me vepra. Nuk ju pëlqejnë thashethemet.
SHIGJETARI- Pak fat rikthehet në dashuri dhe gjithashtu takime të reja interesante. Për sa i përket punës, do të arrini të lidhni marrëveshje të rëndësishme për të ardhmen. Ndoshta jo gjithçka po shkon sipas jush, por do të rregullohet më shpejt se sa mendoni.
BRICJAPI- Mund të ndiheni pak të dëshpëruar dhe negativ, por ndonjëherë kjo ndodh. Në punë premtimet do mbahen. Keni kaq shumë projekte në lojë dhe nuk mund të mendoni të bëni gjithçka vetë.
UJORI- Ka pak agjitacion në dashuri dhe mbase do të ishte e përshtatshme t’i kushtoni pak më shumë kohë vetes. Për sa i përket punës, nuk mund ta qetësoni dëshirën tuaj për ndryshim të vazhdueshëm, ndaj veproni në këtë drejtim.
PESHQIT- Aktualisht jeni veçanërisht energjik dhe gjithashtu emocional. Kohë ideale për të nisur një lidhje. Për sa i përket punës, gjithçka që rëndon dhe është e gabuar do të përmirësohet në javët në vijim./btvnews.al