E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kishte pistoletë shenjëdhënese me vete dhe lëvizte në qytet, procedohet 17-vjeçari në Mat

Kontrollet e befasishme të policisë kanë zbuluar se një 17-vjeçar lëviste me një pistoletë shenjëdhënese.

Policia e Matit, në një njoftim për mediat sqaron se të riut i është sekuestruar arma dhe ndaj tij ka nisur procedim në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një pistoletë shenjëdhënëse“, sqaron policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit