Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i cili ndodhet në qeli pasi akuzohet për abuzime me tendera ka apeluar vendimin e shkallës së parë dhe kërkon lirinë në Apel.
Mësohet se gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Aida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e të pandehurit apo jo, pasi me shorti ka caktuar atë për vendimin. Ndërkohë, seanca është caktuar që të mbahet këtë të premte në orën 09:30.
Lefter Alla u arrestua ashkë me 12 persona të tjerë perfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë së Bulqizës.
Ai akuzohet për një tendër me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Alla, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit./btvnews.al