E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Nga Konispoli në Elbasan, regjistrohen 5 lëkundje tërmeti në vendin tonë

Përgjatë ditës së sotme në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje tërmeti, por fatmirësisht pa dëme.

Tërmeti i parë u regjistrua në Konispol, rreth orës 12:00. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundjet kanë qenë me magnitudë 2.3 ballë të shkallës rihter, ndërkohë tërmeti i dytë që u regjistrua ishte me magnitudën 4.4, ndërsa në orët e paradites është regjistruar edhe një lëkundje 2.4 ballë.

Po ashtu janë regjistruar dhe dy lëkundje në qarkun e Elbasanit, një me magnitudë 2.5 dhe tjetra 2.4. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit