Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se 27-vjeçari nga Durrësi është arrestuar, pasi ai në bashkë punim me persona të tjerë, ka qenë i përfshirë në një rast të shitjes së lëndëve narkotike.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në vijim të punës hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, vunë në pranga shtetasin V. M., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë i përfshirë në një rast të shitjes së lëndëve narkotike, të goditur më parë“, njoftojnë autoritetet.
Lidhur me këtë rast, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 27-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe vënien në pranga të bashkëpunëtorëve të tij./btvnews.al