Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas atentatit me tritol ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Topalli shkruan se fushata është çelur me tritol duke e cilësuar të sotëm një ditë të zezë në historinë e politikës në Shqipëri.
“Fushata është çelur me tritol! Benardi është një djalë shumë i mirë. Familja e tij ka respektin e zonës. Tritoli i vendosur nën makinën e tij është një akt kriminal. Natyrisht nuk ka lidhje me Benardin si person, por me Kryetarin e PD! Ai është një sulm kriminal kundra çdo qytetari.
Benardi do e kujtojë këtë akt kriminal për gjithë jetën… por ajo që ka jetuar ditën e saj më të vështirë ka qenë nana e Benardit, që doli me përcjellë djalin, e pau të shpërthejë makina ku ishte i biri.
Fjalët e saj:- “o e mjera une”.më risillen në kokë herë pas here… Djalin e saj e shpëtoi vetëm Zoti sot. Por, kjo ditë shënon një ditë të zezë në historinë politike të vendit tonë. Si në Afganistan”, shkruan Topalli.