Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP nuk kanë fund. Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Kristit dhe Luizit.
Ata nisën të diskutonin rreth lojës së secilit, e më pas situata agravoi duke arritur deri në ofendime. Luizi e akuzoi Kristin se ai ka përdorur vajzat duke krijuar flirte me to, për të zgjatur më shumë qëndrimin e tij në shtëpi.
Por Kristi akuzoi Kiarën se ka mbështetur Luizin në çdo veprim mediokër që ai ka bërë dhe se publiku ka dëshirë të shohë ‘lolo’ dhe njerëz injorant si Luizi.
Debati ka agravuar më shumë, ku Luizi e ka quajtur Kristin një person parazit të pa shkolluar dhe pa identitet./btvnews.al