E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VKM-ja për konfiskimin e pronave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese pas përplasjes qeveri-opozitë

Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për sekuestrimin e pronave që dalin jashtë lejes së ndërtimit.

Por në seancën e parë, çështja nuk është arritur të shqyrtohet, pasi palët kanë debatuar. 28 deputetë të PD kërkojnë shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi.

Deputetët kërkojnë shfuqizimin e VKM-së me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e qeverisë ka nxjerr pretendime për numrin e deputetëve firmëtarë. Sipas saj, dy deputetë që kanë firmosur kërkesën për Kushtetuesen, Grida Duma dhe Alfred Rushaj nuk janë më deputetë, çka sjell që janë vetëm 26 deputetë firmëtarë.

Por Gazment Bardhi tha se 28 firmëtarët kanë qenë deputetë kur firmosën.  Seanca e radhës u vendos të mbahet më 26 Prill ora 10:00./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit