Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka festuar 30-vjetorin në një festë me miqtë e saj, ku kanë qenë të ftuar shumë personazhe VIP.
Por teksa ajo ka festuar ditëlindjen, në rrjet janë publikuar disa foto dhe janë hedhur dyshime për një shtatzëni të dytë, pasi barku i saj dukej goxha i rrumbullakosur.
E duket se këto thashetheme i kanë rënë në sy këngëtares, e cila ka reaguar menjëherë nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Pupupupu filluan prapë”, shkruan ajo duke lënë të kuptojë se zërat që po qarkullojnë në rrjet për një shtatzëni të mundshme të artistes nuk janë të vërteta./btvnews.al