Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në Tiranë. Policia sqaron se një 67-vjeçar teksa ka qenë duke udhëtuar me biçikletë ka rënë aksidentalishit.
Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën. Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./btvnews.al