E hënë, 21 Prill, 2025

Dibër/ Kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi automjetin e bashkëshortit të saj

Në prangat e policisë së Dibrës ka përfunduar një 24-vjecar nga fshati Ushtelenxë, pasi për motive të dobta është konfliktuar me vëllain e tij, kunatën e vëllait dhe burrin e kësaj të fundit.

Ai kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi automjetin e bashkëshortit të saj.

Nderhyrja në kohë e policisë së Dibrës ka shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Njoftimi i policisë!

Shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili gjatë konfliktit kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj.

Procedohet penalisht babai i 24-vjeçarit, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij nga Policia, dëmtoi me sende të forta automjetin e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ushtelenxë, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve dhe dy shtetasve të tjerë, kanë ndërhyrë në kohë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi Ahmet Gjura 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka kanosur shtetasin S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit