E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Duhet të jeni sa më të matur”, mësoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

DASHI- Jeta juaj në çift do jetë gjithë kohës e mbrojtur sot. Si ju ashtu edhe partneri do i shtoni dozat e imagjinatës dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta.

DEMI- Ditë e shkëlqyer ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni me fat që keni dike si partneri në krah dhe do kaloni me të momente të paharruara.

BINJAKËT– Kombinimi i yjeve do jetë shumë i mirë sot për jetën tuaj në çift dhe gjërat do ecin për mrekulli. Mund të ketë edhe darka romantike me qirinj. Për beqarët do ndodhë një mrekulli që do ua ndryshojë jetesën njëherë e mirë.

GAFORRJA– Zemra juaj nuk do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Urani ka rrezik të sjellë tension dhe debate të forta me partnerin.

LUANI- Duhet ta shfrytëzoni sa të mundni kohën kur të jeni pranë partnerit tuaj sot sepse jo gjithmonë do ketë ditë të tilla. Me njëri-tjetrin do merreni vesh edhe vetëm me disa shikime.

VIRGJËRESHA– Duhet të jeni sa më të matur që të mundeni sot ju të dashuruarit sepse partneri nuk do jetë në humorin e duhur dhe mund të lindin mosmarrëveshje.

PESHORJA– Dite mjaft e qetë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do kërkoni sagë më shumë nga partneri.

AKREPI– Ditë më e kënaqshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ja kaloni mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe emocionet do shtohen nga ora në orë.

SHIGJETARI- Ditë e ngrohtë dhe e këndshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit do ndiheni të plotësuar, prandaj as që do e mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër.

BRICJAPI– Do jeni shumë autoritare ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund ta nxehë tej mase atmosferën. Mundohuni të ndaleni dhe të jeni më të logjikshëm.

UJORI– Më në fund do e rigjeni qetësinë në jetën tuaj në çift sot. I keni kuptuar gabimet e bëra dhe do mundoheni vetëm të ruani një komunikim të ngrohtë me partnerin.

PESHQIT– Të nxitur nga yjet sot do bashkëpunoni më tepër me partnerin tuaj dhe do i shprehni ndjenjat si asnjëherë me parë. Asgjë nuk do të shkojë keq./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit