Pas takimit me kreun e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i dërguari i SHBA Gabriel Escobar shkoi në selinë e Partisë së Lirisë, ku u takua me Ilir Metën.
Teksa qëndroi në zyrën e Metës për gati 45 minuta, Escobar pasi doli nga selia e Partisë së Lirisë, përshëndeti politikanin opozitar, duke konfirmuar kështu një tjetër takim. “Shihemi së shpejti!”, i tha Escobar Metës. Ndërkohë që ky i fundit tha në një komunikim për gazetarët se detajet e takimit do i bëjë të ditura përmes një deklarate.
Më pas ai i ftoi gazetarët të gjithë në stadium, në çelje të fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ më 14 prill.
Siç u bë e ditur edhe dje nga ambasada amerikane, fokusi i takimit të Escobar në Tiranës është që të zbatohen rekomandimet e ODHIR dhe që të zgjidhen kandidatë që zbatojnë ligjin. /btvnews.al