Sfida e radhës për banorët e Big Brother VIP është krijimi i qeverisë. Luizi është një nha ata që ka nisur fushatën dhe kërkon të vendoset në krye.
Ai u ka thënë vajzave që ta mendojnë mirë nominimn, sepse sipas tij vendimi i tyre do ketë pasojë dhe do të ndikojë në lojë.
Vajzat nuk e kanë marrë aq shumë seriozisht sa ai, madje Nita tha se nuk është fundi i botës. Por këngëtari ka nisur planet dhe ka treguar se po mendon për kabinetin e tij qeveritar.
Ai tha se pas ndarjes së pozicioneve, punët do ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ai u shpreh se gjithësecili do marrë aq ushqim sa i takon dhe se do kontrollohen sirtarët për produkte, apo sende të tjera të fshehura./btvnews.al