Një ndër problemet që ngrihet më së shumti nga banorët e fshatrave është infrastruktura rrugore. Prej 30 vitesh demokraci, rrugët kanë qenë ndër kërkesat më të shumta të bëra nga banorët ndaj autoriteteve vendore, kjo pasi rruga ka impakt direkt në jetën social-ekonomike të tyre.
Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga pluralizmi politik, shumë fshatra kanë infrastrukturë të keqe, ku në më të mirën e rasteve rrugët shtrohen me zhavor. E tillë është gjendja edhe në rrugën që lidh fshatrat Bejn me Shëngjun në Bashkinë Klos.
Banorët aty thonë se shtrimi me zhavor nuk është zgjidhja e duhur, pasi vetëm me asfalt merr fund problemi i këtyre tri dekadave në infrastrukturën rrugore të fshatit.
Rrugët rurale të paasfaltuara në vendin tonë janë një problem madhor i banorëve të cilët ende jetojnë në to, por në shumë fshatra ky problem ka qenë një nga arsyet që janë braktisur sidomos nga të rinjtë./btvnews.al