Rrjeti më popullor i komunikimit, Whatsapp, ka gati disa ndryshime për sa i përket ruajtjes së mesazheve të vjetra.
Kompania ka njoftuar se shumë shpejt të gjithë përdoruesit do të kenë një mundësi që do t’i lejojë t’i vendosin një “datë skadence” grupeve të “chat”-it.
Kjo bëhet për të pasur sa më shumë hapësirë në telefon, pasi mesazhet zënë një memorie të konsiderueshme.
Por sipas kompanisë këto ndryshime do të ndihmojnë përdoruesit që ta kenë më të organizuar aplikacionin, duke hequr bisedat e “vdekura” dhe që nuk duhen më.
Çdo mesazh apo bisedë që fshihet në këtë mënyrë, do të zhduket vetëm nga celulari i personit që ka vendosur datën e skadencës./btvnews.al