E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Zhduken pa gjurmë dy persona, familjarët alarmojnë Policinë

Dy persona janë zhdukur pa lënë gjurmë në Sarandë. Policia në një njoftim për mediat sqaron se një 53-vjeçar ka denoncuar largimin nga banesa të vëllait të tij.

Po ashtu në polici ka denkncuar dhe një 76-vjeçare, e cila ka deklaruar se ka humbur kontaktet me djalin e saj.

Lidhur me këto dy raste forcat e rendit sqarojnë se janë duke punuar për gjetjen e tyre, por ende pa asnjë rezultat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. Th., 52 vjeç, banues në Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për të dyja rastet kanë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve F. S dhe L. Th.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë verifikimet dhe kontrollet në terren, për gjetjen e këtyre shtetasve./btvbews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit