E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kushtet e këqija të motit, shtyhet misioni 8-vjeçar për në Hënat e Jupiterit

Agjencia Europiane e Hapësirës njofton se ka shtyrë planet për të lëshuar një satelit në Jupiter. Sipas BBC, bëhet me dije se ky vendim është marrë pas analizimit që iu bë kushteve të motit, që dukej i pafavorshëm.

Ekspertët panë rrezikun e vetëtimave të cilat mund të rrezikonin misionin që ka si qëllim të zbulojë nëse hënat e këtij planeti mund të mbajnë jetë.

Por mësohet se kjo agjenci do të tentojë ta lëshojë sërish raketën të premten. Udhëtimi 8-vjeçar nga Toka për të arritur në një nga hënat më të mëdha të Jupiterit, është një nga ambiciet më të mëdha të organizatës europiane.

Ekzistojnë prova që botët e ftohta të këtyre hënave, Callisto, Europa dhe Ganymede, mbajnë oqeane me ujë në thellësi. Projekti njihet si “Jupiter Icy Moons Explorer” ose shkurt “Juice”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit