Sadio Mane nuk do të jetë në dispozicion të Bayern Munich për duelin e kampionatit ndaj Hoffenheim.
Ky ëshë vendimi i klubit gjerman lidhur me incidentin në dhomat e zhveshjes, ku Sadio Mane qëlloi me grusht dhe gjakosi shokun e tij të skuadrës, Leroy Sane.
Mësohet se me vendimin e Bayern Munich, Mane do të marrë edhe një gjobë të majme, çka pritet të ul kështu tensionet në dhomat e zhveshjes.
Raportet e mediave gjermane pohuan se senegalezi e goditi Sane, për t’i shkaktuar gjakderdhje në zonën e buzës. Bayern nuk e ka komentuar këtë incident, por vendimi për të pezulluar sulmuesin aprovon një konflikt të tillë./btvnews.al