Qeveria ka depozituar në Kuvend, ligjin që parashikon rritjen e pagave për të gjithë punonjësit shtetëror. Sipas draftit të dorëzuar në Kuvend, bëhet me dije se Presidenti do të jetë ai do të paguhet më shumë.
Pas miratimit, paga e kreut të shtetit do të shkojë nga 257 000 Lekë në muaj në 425 000 Lekë në muaj. Pagat parashikohen të përcaktohen mbi bazën e koeficentëve duke pasur si pikë reference pagën e presidentit.
Por edhe pse parashikohej që kishte rritje të të gjithë punonjësve, nuk do të përfitojnë Kryetari dhe zëvëndëskryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Zëvëndëskryeministri, deputeti dhe ministri.
Për reformën e pagave kosto financiare shtesë për vitin 2023 përllogaritet në 13 milionë Lekë. Në total për tre vitet përllogaritet në 53 milionë Lekë./btvnews.al