E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Temperaturat shkojnë deri në 25 gradë, mësoni si do jetë moti për sot

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet të nisë me kthjellime por prej mesditë pritet të kemi shtim gradual të vranësirave të cilat në orët e mbrëmjes do të jenë të dendura në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga 5 deri në 21°C, në zonat e ulëta nga 6 deri në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 9 deri në 25°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit