E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Apeli lë në burg Lefter Allën, avokati: Çështjen do e ndjekim deri në Strasburg

Gjykata e Posaçme e Apelit la në burg kreun e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, duke mos pranuar kërkesën për lirim.

Avokati i Lefter Allës Hysni Demiraj deklaroi se çështjen do e ndjekin deri në Strasburg nëse është e nevojshme.

Sipas Demirajt, është kryer një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Është një vit hetim, dhe ka pas kohë organi i procedurës të konsultohet me ligjin e Kushtetutën sa herë të dojë. Ka pas kohë Gjykata e Shkallës së Parë të konsultohet me ligjin dhe sot ka ngel akoma pas ’67-ës një institucion që quhet avokat dhe e përmend Kushtetutën sa herë të mundem. Unë nuk e perceptoj dot se si në kundërshtim me Kushtetutën i thuhet qytetarit: dyshohesh për kryerjen e veprës penale, paragrafi 2. Kjo është shkelje shumë e rëndë e Kushtetutës!

A po thoni që është dënuar?

Ju lutem mos ta ngatërrojmë dënimin. Të jesh i sigurt për diçka, kur të vijë dënimi shih ça do bëhet, “jo e kemi bërë gabim këtë nenin, ashtu siç e ka Kushtetuta, ligji penal, procedural do e dënojnë me 258-ën, por në burg e kemi mbajt me 252-in. Kjo është e gjithë kontradikta, këtë do ia themi Gjykatës së Lartë, pastaj ngele për në Gjykatë të Strasburgut.

Lefter Alla ka pretenduar se është arrestim politik?

Unë këtu të kërkoj ndjesë, sot nuk e kam tagrin të përgjigjem për këtë. Ai ka qenë në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore dhe unë pa tagër, unë mbroj çështjen e tij, nuk filloj dokrra hini për çështje politike./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit