E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Hapja e fushatës, Berisha videomesazh për qytetarët: Bashkohuni me ne në ‘Air Albania’, arenën e lirisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nesër hapjes së fushatës për zgjedhjet e 14 Majit.

Me anë të një videomesazhi, Berisha shprehet se nesër kurorëzohet një manifestim madhështor popullor në arenën e ‘Air Albania’, në orën 12:00.

I ftoj të gjithëve shqiptarët ta kurorëzojnë me një manifestim madhështor si prelude të fitores tonë të ardhshme, nesër në orën 12:00 në arenën Air Albania e cila në fakt duhet të ketë vetëm një emër, arena e lirisë pasi aty nisi procesi i lirimit. Sepse aty nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një manifestim popullor të shkëlqyer”, shprehet Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit