Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë të Kosovës ku një person është arrestuar nën akuzën se ka vrarë nënën e tij. Sipas mediave vendase bëhet me dije se krimi ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ rreth orës 16:00.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk dihen detaje mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë, por policia sqaron se po heton për zbardhjen e plotë të saj./btvnews.al