DASHI- Vjen mundësia për të njohur njerëz të rinj, kështu që nëse jeni beqarë, bëhuni gati. Në punë situata po përmirësohet pavarësisht disa vështirësive. Do të dini si të gjeni zgjidhje për problemet afatgjata dhe të gjeni një buzëqeshje dhe pak lehtësim.
DEMI- Dashuria kërkon shumë durim dhe vetëm kështu do të mund të shmangni diskutimet. Për sa i përket punës, ndiheni nën presion nga shumë gjëra për të bërë. Jepini përparësi vetes dhe nuk do të zhgënjeheni.
BINJAKËT- Pak energji kthehet në jetën tuaj, gjë që ju bën të dëshironi sërish aventura. Në punë jo çdo gjë do jetë rozë por dalëngadalë gjërat do të qetësohen. Kini besim dhe jini të durueshëm në këtë fazë, nuk ka humbur gjithçka.
GAFORRJA- Ndryshimet po vijnë në dashuri dhe punë ndaj bëhuni gati. Nga pikëpamja profesionale do të filloni nga e para, por do jetë vetëm mirë. Kjo është një periudhë rilindjeje dhe rikuperimi. Dini sesi ta shfrytëzoni sa më shumë.
LUANI- Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar në këtë periudhë dhe nëse jeni në kërkim të dashurisë do ta gjeni. Nëse ka dikush që ju pëlqen, dilni përpara me entuziazëm. Në punë ka shumë risi, sidomos për ata që duan të veprojnë.
VIRGJËRESHA- Ka pak tension në ajër, por do të ishte mirë të mos i përkeqësoni emocionet tuaja negative. Nuk është një kohë e lehtë në punë për shkak të mosmarrëveshjeve me kolegët dhe shefat.
PESHORJA- Hëna është në shenjë dhe ndihmon për të kapërcyer debatet me partnerin. Mundësi të reja vijnë në punë, veçanërisht nëse keni dërguar CV. Provoni vlerën tuaj. Jo të gjitha gjërat vijnë direkt sipas asaj që i kërkoni.
AKREPI- Do të ishte më mirë të reflektoni përpara se të flisni, sepse lodhja mund t’ju mashtrojë. Në punë, nëse ndiheni nën presion, përpiquni të shikoni diku tjetër dhe të bëni diçka tjetër.
SHIGJETARI- Ka ardhur koha për të përmbledhur dhe kuptuar se ku jeni të dashuruar. Kushtojini vëmendje vetëm disa ndryshimeve të vogla në punë. Së shpejti gjithçka do të jetë mirë dhe do të mund të merrni përgjigje të shkëlqyera për problemet e kahershme.
BRICJAPI- Këtë ditë po vijnë disa polemika që mund t’ju bëjnë të vini në dyshim një marrëdhënie. Në punë është më mirë të shtyni vendime të rëndësishme. Kjo nuk është periudha më e favorshme, por së shpejti gjithçka rregullohet.
UJORI- Keni një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në përjetimin e dashurisë, por mos bëni gabimin të shkoni në të kaluarën për të rikuperuar disa marrëdhënie të vjetra. Promovime në punë. Bëhuni gati.
PESHQIT- Është një kohë e bukur për dashurinë ku ndiheni të plotësuar në maksimum. Për sa i përket punës, keni një krijimtari të bukur dhe intuita do ju çojë larg. Ju keni letra të shkëlqyera dhe shanse për sukses./btvnews.al