Që prej mbrëmjes së djeshme, qëllimi i Luizit është të fitojë pozicionin e liderit për këtë javë.
Ai ka nisur të kërkojë votën e të gjithë banorëve dhe këtë gjë e ka diskutuar dhe me Kiarën dhe Qetësorin.
Këngëtari ka thënë se do të jetë lider që të mbrojë Kiarën nga një nominim i mundshëm, ndaj ka vijuar fushatën për të mbledhur votat e banorëve.
Ai thirri Jorin dhe shkuan së bashku në lavanderi, por biseda e tyre nuk zgjati shumë. Luizi i tha se nga ai nuk do i vijë kurrë e keqja e më pas shtoi se është në dorën e saj të bëjë zgjedhjen./btvnews.al