E hënë, 25 Nëntor, 2024

Detaje të rënda nga krimi makabër në Pejë: Djali i preu kokën nënës, e akuzonte për divorcin

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Pejë dhe që tronditi opinionin në Kosovë dhe Shqipëri pasi një person vrau nënën e tij duke i prerë kokën me thikë.

Viktima është 58-vjeçarja Hyrije Broqi-Hyseni. I biri i saj Urim Hyseni është vënë në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre.

Prokurorja e çështjes u tha mediave se i ndaluari nuk ka mundur të japë shpjegime për aktin e kryer për shkak të gjendjes emocionale. Ndërsa fqinjët thonë se i biri e fajësonte shpesh nënën e tij si shkaktare për divorcin e tij të dytë.

Sipas të njëjtave burime ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania ku kishte jetuar për 5 vjet dhe njihej si përdorues i lëndëve narkotike. Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize psikike të të ndaluarit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit