Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë hapur fushatën e koalicionit “Bashkë fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 majit, në Stadiumin “Air Albania”.
Gjatë eventit në stadium, kanë marrë fjalën kandidatët e këtij koalicioni për bashkitë e të gjithë vendit.
LSA ka shkrepur foto nga ky aktivitet, ku një moment shfaqet Sali Berisha me truprojën që i bën hije. Ndërsa kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi, ka hyrë në stadium me një autobus që mbante mbishkrimin “autobusë falas”, premtimi kryesor i fushatës së tij, për transport publik falas.