E diel, 24 Nëntor, 2024

Ilir Meta: Është koha për revolucion, autobusi i Belindit është shpresë e madhe

Kreu i Partisë së Lirisë, u zotua për “revolucion” në stadiumin Air Albania, gjatë fjalimit të tij në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Meta, duke marrë shkasë nga hyrja në stadium e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, tha se autobusi i Belind Këlliçit simbolizon shpresën.

Nga podiumi i stadiumit Meta ngriti në piedestal kandidatët e opozitës për kryetarë bashkie si dhe ata për Këshillat Bashkiakë.

Ilir Meta: Është koha për revolucion, autobusi i Belindit

“Është koha të vrapojmë! Edhe 29 ditë për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetit vendor. Pyes veten, pas 4 vitesh do shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte ndonjëherë në Shqipëri, që ky vend anëtar i NATO, 100 përqind pro evropian, të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme një klikë kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor. Asnjë këshilltar opozitar në 4 vite në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut siç është e gjithë Rilindja. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucion. Për revolucionin me votë që do sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut. Ai autobus atje është një shpresë e madje, jo thjesht për transportin falas, çdo ditë për qytetarët e Tiranës. Ai autobus është shpresë, se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare, por që shkojnë te pronarët e incenaratorëve që nuk ekzistojnë. Ndaj, të gjithë të vrapojmë sepse përballë këta kandidatë nuk kanë rival, por vetëm një regjim të kalbur në themelet e tij të korruptuara. Kanë përballë një regjim që ka nevojë për një të shtyrë me votën tuaj. Këta janë kandidatët më legjitimë që ka njohur historia vendit tonë”, tha Meta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit