E hënë, 25 Nëntor, 2024

Jemi shqiptarë ne o budallenj”, Berisha në çeljen e fushatës: Rama je i pashpresë, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë

Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë. Ndryshimi është në duart tuaja, ne bashkë do të fitojmë”, kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në çeljen e fushatës së zgjedhjeve të 14 majit.

Gjithashtu ish-kryeministri Berisha shtoi se Edi Rama është i tmerruar nga bashkimi i demokratëve.

“Miqtë e mi, Edi Rama ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Ai e di që ju jeni misionarët e ndryshimit. Është i tmerruar nga 14 maji sepse e di se do të humbasë në mënyrë tmerruese. Është i tmerruar sepse e ka të sigurt sepse atë e pret fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, McGonigal. Ai e di mirë se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryfshet-marrësin dhe të mos dënojë ryshfet-dhënësit. Nuk të shpëton dot as Xhorxh Sorosi. Je krejtësisht i pashpresë. Edi Ramës dhe Rilindjes i them para jush dhe shqiptarëve. Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta fal kurrë. Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë do të fitojmë”, tha më tej ish-kryeministri Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit