E diel, 24 Nëntor, 2024

KQZ miraton fletët e votimit

Këto janë modelet e fletës për kandidatët për kryetarë dhe fletës për këshilltarët bashkiakë për zgjedhjet e 14 Majit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi modelin përfundimtar të tyre pas debateve mes përfaqësuesve të partive politike.

Pavarësisht kundërshtisë së përfaqësuesit ligjor të Enkelejd Alibeajt dhe Komisionerit shtetëror, Ilirjan Celibashi vendosi që në fletën e votimit të mos jetë emri kryetarëve të koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Pak ditë më parë KQZ hodhi shortin për renditjen e subjekteve elektorale në fletën e votimit e ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të mbajë numrin 1, Partia Socialiste numrin 2 dhe PD e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj do ketë numrin 9.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit