E hënë, 25 Nëntor, 2024

‘Lokalet’/ Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis zyrtarisht fushatën elektorale në ‘Air Albania’, 61 kandidatët dalin në podium

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit pasi takoi me radhë të 61 kandidatët për kryebashkiakë për këto zgjedhje lokale, Berisha u pozicionua pranë vendit në stadium, afër aleatit të tij, Ilir Meta.

ORGANIZIMI

Pasi të pranishmit në stadium dëgjuan himnin kombëtar, u transmetua një dokumentar mbi zhvillimet në PD dhe rikthimit të Berishës te demokratët përmes Rithemelimit. Ndërkohë i pari që hapi zyrtarisht fushatën ishte kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, duke vijuar me të tjerë kandidatë të rretheve. Mes 17-20 folësve, është dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe në fund do të jetë si gjithmonë dhe Sali Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit