E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Nuk e ndërtoi as diktatori Enver Hoxha”, Ismail Uka: ‘Jo’ shpopullimit të Dibrës, kundër projektit ogurzi të Skavicës!

Kandidati për bashkinë e Dibrës, i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Ismail Uka, deklaroi se sapo të vijë në pushtet, do t’i thotë jo projektit për ndërtimin e Skavicës.

Gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës elektorale, Uka tha se këtë gjë s’e bëri as diktatori Enver Hoxha.

“I nderuar kryetar i PD dhe njeri nga burrat e shtetit më të shquar të të gjitha kohërave të kombit shqiptar, Prof. Dr. Sali Berisha. I nderuar kryetar i PL, zoti Ilir Meta dhe të partive të koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Të nderuar demokratë e qytetarë të Dibrës kudo që ndodheni.

Ndryshimi i shumëpritur do të ndodhë më 14 maj! Sfidat e kohës që po kalojmë, si shpopullimi i dibranëve nga vendi i tyre, varfëria dhe rrënimi ekonomik, vrasja e shpresës dhe humbja e besimit, për shkak të keqqeverisjes së Rilindjes në bashkinë e Dibrës, korrupsionit kudo në Shqipëri dhe projekti i kësaj të fundit për të shpërbërë dhe shpopulluar përfundimisht Dibrën me projektin ogurzi të ndërtimit të HEC-it të Skavicës, projekt të cilin nuk e ndërtoi as qeveria e diktatorit Enver Hoxha, u bënë disa nga shkaqet e lajtmotivit tim për t’u bërë pjesë e këtij misioni për ndryshim. Për këto arsye, unë hoqa dorë nga jeta private dhe ndërpreva karrierën në mbrojtje të interesit publik për këto sfida.

Prioriteti kryesor imi si kandidat është dhe mbetet hartimi dhe mbështetja me projekte konkrete për punësimin e brezit të ri me qëllim që ata të integrohen në vendin e tyre dhe e ardhmja e tyre të bëhet shpresëdhënëse në vendin e tyre.”, tha Uka.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit