Një aksident i rëndë ka ndodhur në në aksin rrugor Vlorë-Kuç gjatë mesditës, ku shoferi 70-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë.
Si pasojë e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.
Nuk dihet ende gjendja e tyre, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Mësohet se dy personat që udhëtonin kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës. Kacandon Hasanaj ka qenë drejtuesi i makinës rreth 73 vjec ndërsa pasagjerja Helena Hasanaj.
Të plagosurit janë ndihmuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.
Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit. #btvnews.al