Myrto Uzuni shënoi golin e 21-të në Secunda Division në Spanjë. Futbollisti shqiptar shënoi golin e dytë për Granadan në ndeshjen ndaj Las Palmas.
Ishte minuta e 40-të kur Uzuni përfitoi nga një gafë e mbrojtësve të skuadrës mike. Granada fitoi ndeshjen 2-1 dhe vazhdon të ruajë vendin e dytë në kampionat që e ngjit ne La Liga.