Besimtarët ortodoks festojnë Pashkën, festën më të rëndësishme të kalendarit fetar Ortodoks. Në mesnatë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt mesha kryesore gjatë së cilës kryepeshkopi Anastas Janullatos dha mesazhin e Pashkës.
“Gëzimi i Pashkës buron brenda dhimbjes së shumëtrajtshme që i kishte paraprirë: tradhtia, mohimi, shpërfillja, vdekja në kryq. Pashka kryqngjallësore të çliron nga çdolloj hidhërimi: Ngjallja e Krishtit vërteton fitoren e së vërtetës ndaj gënjeshtrës, të dashurisë ndaj urrejtjes, ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen”, tha kryepeshkopi Janullatos.
Pashka Ortodokse festohet një javë pas asaj Katolike. Kjo ndodh pasi riti Ortodoks ndjek kalendarin Julian, të zbatuar nga Jul Cezari në vitin 46 Para Erës Sonë, duke i dhënë vitit 366 ditë në vend të 365.