DASHI- Pasion dhe tension do ketë sot ne jetën tuaj ne çift. Mëngjesi do jete vullkanik ndërsa mbrëmja si neper ëndrra. Sido qe te jete shfrytëzojeni sepse rutina nuk do ketë vend.
DEMI- Do e thelloni akoma me shume jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni me mire se asnjëherë me pare. Te shkuarën e trishte do e lini përgjithmonë pak krahëve.
BINJAKËT- Dite premtuese dhe plot ngjyra ka për te qene kjo e sotmja. Si ju ashtu edhe partneri do beje gjithçka qe te kaloni momente sa me te këndshme. Beqaret do kenë një dite shume te trazuar dhe për asnjë çast nuk do ndihen mire.
GAFORRJA- Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe gati te bëni gjithçka qe gjerat te ecin sa me mire ne çift. Edhe partneri do ju surprizoje atëherë kur nuk e prisni.
LUANI- Dite e jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim te shkëlqyer me partnerin dhe gjerat do ju ecin vaj.
VIRGJËRESHA- Me ne fund rutina do largohet nga jeta juaj ne çift sot dhe do mund te merrni fryme lirisht. Buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës ne fytyrat tuaja.
PESHORJA- Sot do bëni gjera te jashtëzakonshme ju te dashuruarit vetëm për te tërhequr sa me shume vëmendjen e atij qe keni ne krah. Ne disa moment mund te ndërmerrni edhe rreziqe.
AKREPI- Mos e lini asnjë çast pas dore partnerin tuaj sot sepse nëse dikush tjetër do i ofroje ngrohtësi, ai mund t’iu braktise. Ka shume persona te cilët presin qe ju te bëni gabimin me te vogël.
SHIGJETARI- Shprehini sa te mundni dëshirat tuaja sot sepse ne disa momente partneri do jete ne humor te mire dhe mund t’ua plotësojë te gjitha.
BRICJAPI- Nuk do zhgënjeheni aspak nga partneri juaj gjate kësaj dite. Ai do ju beje te ndiheni pafund te lumtur dhe ne shume momente nuk do ju besohet se jeni ne realitet.
UJORI- Pas një periudhe jo shume te qete dhe te mbushur me mosmarrëveshje, sot do ndiheni me mire ju te dashuruarit. Do harroni çdo gjë dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur.
PESHQIT- Dite fantastike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni pafundësisht mire me partnerin dhe kënaqësitë do jene te forta./btvnews.al