Shefi i Tesla dhe Twitter, Elon Musk dëshiron të themelojë një kompani të re për inteligjencën artificiale si një konkurrent i operatorit ChatGPT të kompanisë OpenAI.
Siç bëjnë me dije mediat e huaja, Musk ka mbledhur një ekip studiuesish dhe inxhinierësh.
Financial Times shkruan se miliarderi është gjithashtu në bisedime me investitorët e Tesla dhe SpaceX për përfshirjen në projektin e tij të ri.
Musk themeloi OpenAI në 2015 së bashku me investitorin e Silicon Valley Sam Altman si një “start-up” jofitimprurës, por u largua nga bordi i drejtorëve të kompanisë në vitin 2018./btvnews.al