E shtunë, 23 Nëntor, 2024

GoFundMe në emër të Luizit, këngëtari mëson këtë informacion dhe reagon për herë të parë: Do doja që…

Në emër të Luiz Ejllit para disa ditësh është hapur një llogari në GoFundMe. Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka mësuar këtë fakt dhe ka reaguar për herë të parë.

Ai ka thënë se nuk do që emri i tij të përdoret dhe shtoi se do që të ardhurat të shkojnë për familjet në nevojë.

“Do të isha dakord të përdorej emri im që unë më pas ato fonde t’i jepja për këdo që ka nevojë. Për përfitime personale, jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj që të përdoret imazhi im.

Unë nuk jam në dijeni se çfarë ndodh jashtë, nuk dua të kem kështu problemesh. Dua të ndalohet sa më shpejt dhe të mos përdoret më”, tha ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit