Banorja që u eliminua në natën e kaluar në Big Brother VIP Albania ishte Keisi Medini, vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit.
Ajo ka lënë përfundimisht garën pasi nuk kishte biletë kthimi dhe hoqi dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë Eurosh.
Ajo ishte në nominim me disa konkurrentë të tjerë si Bledin, Luizin, Jorin, Elvisin dhe Nitën.
Për Sabianin, largimi i Keisit nga loja është një vendim që u mor pasi jeta e së bijës u kthye në telenovelë.
Ai shprehet se nuk beson se e ka nxjerrë publiku, por se është gjithsesi i lumtur që ajo u kthye në shtëpi./btvnews.al