E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kërcënonte Noizyn në TikTok, ndalohet në Rinas reperi Cllevio Serbiano

Kleviol Ahmeti, reperi që njihet me emrin Cllevio Serbiano është ndaluar në Rinas.

Reperi që njihet për videot e tij në TikTok akuzohet për përndjekje.

Ndalimi i Ahmetit është bërë pas denoncimit nga reperi Rigels Rajku, i njohur gjerësisht si Noizy.

Sipas denoncimit të bërë nga Noizy dhe i ati, ata e akuzojnë të riun se u ka shkaktuar gjendje frike dhe ankthi të vazhdueshëm për shkak të kërcënimeve të bëra në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale.

Kallëzimi penal ndaj Kleviolit është bërë më 13 prill. Ahmeti rezulton me precedentë penal. Ai është dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit