E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Merrte para për mallra kontrabandë, arrestohet doganieri në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili punonte si doganier në port.

Mësohet se për shtetasin me iniciale A.N., Gjykata e Posaçme kishte vendosus masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas sipas autoriteteve, dyshohet se kundrejt parave lejonte futjen e mallrave kontrabandë.

“Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë”, sqaron policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit