site logosite logo
RADIO
Kërko
Kërko
LAJMET
Shefi i Wagner-it i bën thirrje Kremlinit ta shqyrtojë dhënien fund të luftës
2 orë më herët
Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka shkaktuar bujë me një postim në Telegram për atë që potencialisht mund të jetë fund i luftës në Ukrainë.
Shumë media ukrainase i kanë kushtuar vëmendje pjesës së tekstit të 61-vjeçarit, në të cilin është thënë: “Pushteti dhe shoqëria, sot duhet të vendosë ndalesë në operacionin special ushtarak”, transmeton agjencia e lajmeve dpa.
Edhe pas më shumë se një viti të luftës, Rusia ende i referohet luftës në Ukrainë si “operacion special ushtarak”.
Prigozhin, i cili e ka postuar këtë tekst të premten në Telegram, ka shtuar se “varianti ideal do të ishte që të përfundonte operacioni special ushtarak dhe Rusia të shpallte se i ka arritur të gjitha synimet e planifikuara – dhe në njëfarë mënyrë i kemi arritur ato”./REL